Revoltë para komisariatit të Laçit – (23 Gusht 2000)


Revoltë para komisariatit të Laçit – (23 Gusht 2000)

22:29 23/08/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Sërish revolta para komisariatit të Laçit. Arrestimi nga policia e një banori të qytezës, ka provokuar revoltën dhe grumbullimin e disa dhjetëra personave para portës së komisariatit. Vetëm dy muaj më parë komisariati i Laçit provoi të njëjtën situatë si kjo e dy netëve më parë.   

Rreth orës 22 të së hënës dhjetëra persona u grumbulluan para komisariatit të Laçit dhe duke kërkuar lirimin e shokut të tyre të sapo arrestuar, ata u përleshën me policin e shërbimit dhe kanë tentuar të futen me forcë në komisariat. Pas disa momenteve kaosi dhe rrëmuje, kanë ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët ndaluan vëllezërit Agron dhe Paulin Kalsi dhe 18-vjeçarin Shpëtim Çobo.

Ndalimi i tyre u bë pasi sipas policisë ata janë organizatorët e revoltës, që nuk mori përmasa të mëdha. Përplasja e mbrëmshme e disa banorëve të Laçit dhe policisë vjen pas rreth dy muajsh, ku disa banorë laçian morën peng për disa orë komisarin e policisë Luan Mema, pas një konflikti me njëri-tjetrin./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme