Rexhep Meidani intervistë për Kosovën (19 Janar 1999)
I pyetur rreth çeshtjes së Kosovës, Presidenti Mejdani përgjigjet:
“Unë nuk dëshiroja që në këtë ditë që është ditë e bukur për popullin shqiptar, vëllezërit tanë të përjetojnë ngjarje të hidhura, masakra si ajo e Reçakut. Dhe kjo tregon edhe një herë që kjo magjinari serbe, kjo magjineri e luftës njeh vetëm një gjuhë, gjuhën e gjakderdhjes dhe ndaj saj Komuniteti Ndërkombëtar duhet të përgjigjet po me të njëjtën gjuhë për t’a frenuar përfundimisht dhe që Ballkani të jetojë i qetë dhe në mënyrë të veçantë populli shqiptar me dinjitetin e tij, me hapësirën e tij demokratike dhe liridashëse, të jetojë në Komunitetin Europian.“/tvklan.al