Rexhep Mejdani me OJQ dhe ORT – (8 Shkurt 2000)


Rexhep Mejdani me OJQ dhe ORT – (8 Shkurt 2000)

21:35 08/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Organizatat Jo Qeveritare Shqiptare, do të jenë një pjesë tërësore madje celebrale e shoqërisë tonë të re. Kështu u shpreh presidenti Mejdani në konferencën për shkëmbim eksperiencash nëpërmjet OJQ-ve dhe partneriteteve të ardhshme të vendeve të europës qëndrore dhe lindore.

ORT programi rrjeti i demokracisë në shqipëri në bashkëpunim me shtëpinë e lirisë dhe financim të agjensisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar mbështesin komunikimin e organizatave jo qeveritare nëpërmjet granteve, trajtimeve dhe asistencës teknike.

Kjo konferencë me pjesmarrje dhe të presidentit Mejdani ka si qellim të demostroj punën e OJQ-ve në europën qëndrore dhe lindore madje edhe në Shqipëri. Sipas presidentit Mejdani ky moment krijon institucionalizimin e partneritetit dhe bashkëpunimit në të ardhmen midis këtyre OJQ-ve. Është e vërtetë shprehet Mejdani që shoqëria jonë e porsa dalë nga një krizë morale, shoqerore, politike e ekonomike vazhdon të diktojë përparësitë e emergjencës. OJQ shqiptare do të japin atë kontribut të domosdoshëm përçdo shoqëri të civilizuar./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme