Rexhep Mejdani në Bibliotekën Kombëtare (13 Dhjetor 1998)
Historia urë lidhëse midis dy popujve fqinjë Italisë dhe Shqipërisë. Iniciativa e Ambasadës Italiane, Institutit Italian dhe Fondacionit Soros, kanë sjellë në ambientët e Bibliotekës Kombëtare një pjesë të çmuar të fondit të Bibliotekës Kombëtare “Marçiana” dhe të Muzeut Korrier të Venecias.
Dokumenta të vjetra, harta dhe dorëshkrime, paraqesin Shqipërinë në burimet e hartografisë venedikase. Ekspozita Shqipëria ka marrë dje bekimin e presidentit Mejdani./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame