Rexhep Mejdani në EuroNews (16 Prill 1999)


Rexhep Mejdani në EuroNews (16 Prill 1999)

13:15 16/04/1999

Presidenti Mejdani në një intervistë për stacionin televiziv EuroNews, shprehet se i kemi rezistuar deri tani provokacioneve serbe në kufi sepse nuk duam të bëhemi pjesë e lojës së Beogradit për shtrirjen e konfliktit në Shqipëri për të ndërruar karakterin e luftës. Ushtria Shqiptare ka marrë urdhër t’i kundërpërgjigjet me zjarr çdo tentative të ushtrisë serbe për të hyrë në territorin e Shtetit Shqiptar, theksoi Mejdani.

Mejdani ka vlerësuar planin gjerman për paqen duke këmbëngulur në vendosjen në Kosovë të një force ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO. Për statusin e ardhshëm të Kosovës, Mejdani parashikon Protektoriat Nderkombëtar Kalimtar duke kundërshtuar me forcë planet serbe për ndarjen e Kosovës./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme