Rexhep Mejdani në konferencë shtypi (28 Mars 1999)
Presidenti Rexhep Mejdani i ka bërë thirrje NATO-s të përshpejtojë veprimet ndaj Millosheviçit duke gjetur pa humbur kohë format e ndërhyrjes dhe rezistencës në to. Në konferencën për shtyp para gazetarëve vendas dhe mediave të huaja Mejdani duke iu drejtuar opinionit publik shqiptar u shpreh se shteti shqiptar po gjendet para vështirësisë humanitare si pasojë e ardhjes së refugjatëve kosovarë numri i te cilëve ka arritur në 26 mijë./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame