Rexhep Qosja takim me qeveritarët shqiptarë (08 Janar 1999)


Rexhep Qosja takim me qeveritarët shqiptarë (08 Janar 1999)

11:24 08/01/1999

Me ftesë të Qeverisë Shqiptare, vjen në Shqipëri, Kryetari i Lëvizjes së Bashkuar Demokratike të Kosovës, akademiku Rexhep Qosja i shoqëruar nga anëtari i kryesisë së kësaj lëvizje, Hydajet Hyseni. Takimin e parë e ka zhvilluar me Kryeministrin Majko.

Në këtë takim kanë dalë me idenë e krijimit të një përfaqësie dhe udhëheqës kosovarë për të realizuar autokontrollin e faktorit shqiptar. Akademiku Qosja ka vazhduar takimin me Kryeparlamentarin Gjinushi dhe Presidentin Mejdani ndërsa pasdite Rexhep Qosja dhe Hydajet Hyseni u priten nga Ministri i Jashtëm, Paskal Milo.

Qosja theksoi se politika shqiptare ka stabilizuar konceptin e saj ndaj çeshtjes së Kosovës pa zgjidhjen e së cilës nuk do të ketë paqe në Ballkan./tvklan.al






Të ngjashme