Rezart Prifti: Është detyrë e shtetit të përgjigjet për situatën
Në programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte i ftuar pedagogu në Fakultetin e Ekonomisë, Rezart Prifti.
Ai u shpreh se që në fillim ka patur një mendim ekstrem, duke u përqëndruar më tepër në efektet ekonomike, se sa shëndetësore të pandemisë. Sipas tij, është detyrë e shtetit që në situata të tilla të përgjigjet.
Prifti më tej shton se gjithë problemi në këtë pandemi nuk ka qenë menaxhim shëndetësor, por menaxhim ekonomik.
Mirela Milori: Mendon që hapja e disa lloj aktiviteteve dhe mbyllja e disa të tjerave është e duhura, si e sheh?
Rezart Prifti: Unë jam i një mendimi ekstrem faktikisht. Që ditën e parë unë kam parë efektin ekonomik, nuk kam parë ndonjëherë efektin shëndetësor. Kjo nuk do të thotë që nuk e vlerësoj jetën e njerëzve. Por një shoqëri e emancipuar nuk shikon atë që po ndodh tani, sepse ndodhi ti se ndryshon dot atë tani, por shikon çfarë do ndodhë më tutje. Gjithë problemi në këtë pandemi nuk ka qenë asnjëherë shëndetësor, nuk ka qenë menaxhim shëndetësor ka qenë menaxhim ekonomik. Sot në botë po diskutohen 2-3 lloj teorish dhe janë edhe shtete më të zhvilluara që po diskutojnë këtë lloj përqasje. Filozofia është e tillë, se sado të jesh kundra integrimit të shtetit në jetën private, biznes etj, në raste të tilla shteti e ka për detyrë, se në kohë të mira, nga mua, nga ty, nga biznesi, nga njerëzit që punojnë ka vjelë, ka marrë dhe detyra e shtetit në principet e hershme të tij është që në raste të tilla duhet të përgjigjet./tvklan.al