Rezultati i zgjedhjeve Kosovë, zyrtarizohet fituesi (9 Nëntor 2000)
Bernard Kushner, Administratori i OKB-së në Kosovë ka zyrtarizuar mbrëmë rezultatet e zgjedhjeve lokale të përgjithshme në Kosovë. Fituesi i tyre u bë Lidhja Demokratike e Kosovës me 57.5% e votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Thaçit me 27.5% të votave. Kush nuk pranoi rekomandimin e OSBE-së për moszyrtarizimin e rezultateve në komuna në veri të Kosovës ku shumica e popullsisë është serbe, Kushner deklaroi se nuk pret ndonjë tensionim të situatës për shkak të kalimit të pushtetit në duart e përfaqësuesve të zgjedhur me votën e lirë të kosovarëve.
Por, zyrat e selisë së OKB-së në Kosovë u zbrazën dje për shkak të alarmit të shpërthimit të një bombe përmes një kërcënimi të një telefonate anonime, policia mori masat e sigurisë duke evakuuar Administratorin Kushner dhe ekipin e tij. Ndërtesa u boshatis ndërsa ekspertët kërkonin lëndën shpërthyese, pohoi një zëdhënës në Prishtinë. Ai e cilësoi të gabuar deklaratën e mëparshme të UMNIK-ut sipas të cilës në ndërtesë është gjetur një bombë. Nga konstatimet u hetua se fjala ishte për një alarm të rremë i shkaktuar nga telefonata anonime./tvklan.al