Rezultati i zgjedhjeve, Meta: Jam shumë i kënaqur


Rezultati i zgjedhjeve, Meta: Jam shumë i kënaqur

Autori: Blendi Fevziu

23:48 26/02/2007

Emisioni “Opinion Plus” në Tv Klan solli mbrëmjen e sotme intervistën me kreun e LSI, Ilir Meta. 

Në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara dhe rezultatin e tyre, Ilir Meta u shpreh: “Mund të them pa asnjë hezitim se jam shumë i kënaqur nga rezultati i zgjedhjeve, duke patur parasysh rrethanat dhe kohën shumë të shkurtër në të cilën u zhviluan zgjedhjet. Kriza e tejzgjatur për muaj të tërë për çështjen e çertifikatave dhe të atyre garancive që kërkoi opozita dhe më pas zgjidhja e saj në momentet e fundit. Pasja në dispozicion vetëm 30 ditë kohë realisht për fushatën, kufizonin mundësitë për opozitën, por edhe për LSI për të patur një rezultat edhe më të mirë. Pra në këtë kohë që patën në dispozicion, më mirë se kaq ishte shumë e vështirë që të arrihej”./tvklan.al






Të ngjashme