Rezultati i zgjedhjeve/ Monika Kryemadhi: Strategji kërcënimesh kriminale nga policia


Rezultati i zgjedhjeve/ Monika Kryemadhi: Strategji kërcënimesh kriminale nga policia

13:29 27/06/2017

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në një status në Facebook, Kryemadhi falenderon votuesit e LSI që i bënë ballë kërcënimeve kriminale. Nënkryetarja e LSI akuzon edhe Policinë e Shtetit.

“Miq, ju nuk jeni votues për mua por HERONJ, sepse përballuat me vendosmëri dhe qytetari, jo thjesht kundershtarë politikë, por një strategji terrori dhe kërcenimesh kriminale të dirigjuara nga policia e shtetit. Prandaj për mua dhe LSI ju jeni misionarë të demokracisë, të së ardhmes dhe të fëmijëve tuaj. Ju përqafoj dhe ju jam mirënjohëse pafund”,

shkruan Monika Kryemadhi në Facebook. /

tvklan.al






Të ngjashme