Rezultoi pozitive me doping, Begaj: Këtu nuk ka shtet, nuk kam përdorur doping


Rezultoi pozitive me doping, Begaj: Këtu nuk ka shtet, nuk kam përdorur doping

14:00 02/03/2018

Romela Begaj rezultoi pozitive edhe në testin B. Por peshëngritësja shqiptare këmbëngul se është e pastër. Begaj në një dalje për mediat të premten tha se është e pafajshme duke u betuar në Kuran dhe një flamurin kombëtar. Në këtë çështje nuk më ka mbështetur askush.

Romela Begaj tha se është penalizuar, pasi është pjesë një vendi të pafuqishëm. 31-vjeçarja rrezikon një dënim të rëndë që do ta penalizonte në karrierën e saj. Romela Begaj rezultoi pozitive në kontrollin pas garës së botërorit dhjetorin e kaluar ku fitoi medalje të artë dhe të argjendtë.

Tv Klan






Të ngjashme