Riatdhesohen 112 shqiptarë që kishin kërkuar azil

Foto ilustruese

Riatdhesohen 112 shqiptarë që kishin kërkuar azil

13:32 27/11/2020

Policia ka vijuar operacionet e riatdhesimit edhe gjatë dy javë të fundit, nga Franca dhe Anglia janë realizuar 4 operacione riatdhesimi të shtetasve shqiptarë, me 2 avionë të posaçëm nga Franca dhe 2 Anglia.

Sipas një njoftimi për mediat në total janë riatdhesuar 112 shtetas që kishin kërkuar azil abuziv në këto vende.

Gjithashtu, në kuadër të parandalimit dhe ndëshkimit ligjor të atyre shtetaseve që braktisin të miturit në vendet e BE-së, me qëllim fitimin e azilit, janë evidentuar 2 raste, një në Rinas dhe një në Kakavije.

Policia e Shtetit thekson se nuk do të tolerojë asnjë rast të migrimit të paligjshëm apo të abuzimit me lëvizjen e lirë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata që udhëtojnë drejt hapësirës SCHENGEN,  të mos tentojnë të kërkojnë azil, sepse është përpjekje e dështuar dhe do t’iu refuzohet menjëherë kërkesa./tvklan.al






Të ngjashme