Ribashkimi emocionues pas 55 vjetësh mes nënës dhe djalit të rrëmbyer
Lot dhe gëzim. Kështu e përjetoi një grua në Kentucky të SHBA-ve kthimin e djalit të saj në shtëpi, 55 vjet pasi dadoja e rrëmbeu. Ribashkimi emocionues mes Anna-Mary Barnett dhe Jerry Barnett ndodhi të premten në Radcliff, shkruajnë mediat amerikane.
Djali i Barnet ishte 5 vjeç në vitin 1965, kur një dado, të cilën ajo nuk e njihte mirë u zhduk së bashku me fëmijën e saj. Atë kohë, ajo ishte një nënë adoleshente.
Është zbuluar se disa vite më vonë, djali u braktis në një shtëpi fëmijësh në Delaware, ku mbajti mbiemrin Thomas. Ribashkimi ndodhi pasi djali i Jerry-t, Damon Parker, kreu testin e ADN-së dhe në një website zbuloi se ishte një kushëri dhe gjyshe.
“Kisha frikë të dilja nga makina. Kishte një turmë njerëzish, kujtova se do më rrëmbenin sërish”, tregoi me humor Jerry.
E ëma e tij tregoi se e kishte kërkuar vazhdimisht djalin, por pa asnjë rezultat.
“Isha shumë e frikësuar. Kjo gjë ndodhi gjatë lëvizjes për të drejtat e njerëzve me ngjyrë”, tregoi ajo. /tvklan.al