
Ricikluesit në vështirësi, apel qeverisë dhe konsumatorëve
Ricikluesit ngrenë shqetësimin e mungesës së lëndës së parë vendase pasi ende në Shqipëri nuk ka kulturë për ndarjen e mbetjeve të riciklueshme në burim.
Në këto kushte, përfaqësues të shoqatës së ricikluesve thonë se afro 80 % të lëndës së parë e marrin nga jashtë të përpunuar. Vullnet Haka shpjegon të gjithë ciklin që ndodh me një mbetje të riciklueshme, në këtë rast qese, nga grumbullimi deri tek prodhimi i produktit final.
“20 përqind mblidhet në vend, 80% importohet lëndë e parë e gatshme”.
Pasi seleksionohet, lënda e parë kalon filtrat e pastrimit. Më pas kalon disa procese derisa produkti të arrijë cilësinë e duhur.
Nga mbetjet materiali tashmë është kthyer në produkt final.
Por pas prodhimit, pjesa më e madhe e produkteve shkon për eksport pasi kërkesa në vend është e ulët. Ricikluesit i bëjnë apel qeverisë për politika nxitëse të përdorimit të produkteve qe dalin nga riciklimi, ndërsa konsumatorëve u bëhet apel për ndarjen e mbetjeve në burim.
Burimi: Klan Plus