Ricky Martin ka fshehur homoseksualitetin


Ricky Martin ka fshehur homoseksualitetin

23:47 29/03/2018

E ka fshehur orientimin e tij seksual për një kohë të gjatë, madje luftën më të fortë me veten e kishte ne kulmin e karrierës së tij, në 1999. Por sot, Ricky Martin, gay i deklaruar që prej 2010, pendohet për çdo minutë të harxhuar duke manipuluar seksualizmin e tij. Në një intervistë për revistën “

Attitude

“, ylli i popit thotë se kishte vënë karrierën të parën, duke masa ekstreme për të shmangur çdo spekulim që mund të dëmtonte rrugëtimin e tij në muzikë.

I fshihte partnerët e tij, nuk ishte i hapur për marrëdhënie të reja, qofshin romantike ose jo, nuk ulej as edhe për një bisedë normale me producentë të suksesshëm apo regjisorë të famshëm, pasi frika se ata do ta zbulonin ishte e madhe. Por 46-vjeçari betejën më të madhe e kishte me veten, dhe pavarësisht marrëdhënieve që kishte me meshkuj, nuk ishte gati të pranonte se ishte gay.

Pas shumë vitesh në errësirë emocionale, por me një karrierë brilante, sot Ricky Martin është i lumtur, i martuar me Jwan Yosef, me të cilin ka dy djem, arsye për të cilën ai gjen forcën të ecë përpara.

Tv Klan






Të ngjashme