Ridvan Bode intervistë (13 Shkurt 1999)


Ridvan Bode intervistë (13 Shkurt 1999)

15:05 13/02/1999

Intervistë me Ridvan Bode, deputet i Partisë Demokratike.

Gazetarja: Si e gjykoni paktin e propozuar nga Partia Aleanca Demokratike?

Ridvan Bode: Ne nuk jemi kundër asnjë pakti, nëqoftëse të gjitha forcat politike do të ulen dhe gjithçka në një pakt duhet të bashkëbisedohet dhe të dialogohet në tryezën politike. Ne jemi të gatshëm për të dialoguar me sigurimin për t’i kontribuar kapërcimit të kësaj situate të vështirë në të
cilin po kalon Rendi në Shqipëri, po kalon gjithë shoqëria shqiptare dhe që një situate e tillë po i kontribuon në mënyre progresive dhe të shpejtë thellimit të situatës së krizës ekonomike, sociale, krizës besimit,
mungesës së perspektivës, largimit të investitorëve e të tjerë. Ne mendojmë që nëqoftëse të gjitha forcat politike janë sinqerisht të angazhuara dhe të shqetësuara për një gjë të tillë duhet që të ulen në një tryezë dhe të arrijnë në një marrëveshje, t’i hapin rrugën një bashkëpunimi të tillë që të garantonte të paktën përmirësimin e kësaj situate dhe futjen e Rendit e të qetësisë publike në zgjidhjen e saj që meritojnë dhe shpresojnë shqiptarët./tvklan.al






Të ngjashme