Ridvan Bode intervistë për skafet (11 Shkurt 1999)


Ridvan Bode intervistë për skafet (11 Shkurt 1999)

12:19 11/02/1999

Intervistë me z.Ridvan Bode për skafet, për trafikun klandestin.

Gazetarja : Deri tani nga ana juaj por edhe nga ana e shtypit të përtej detit është folur shumë për përfshirjen e disa krerëve të qeverisjes shqiptare në trafikun klandestin. Nuk mendoni se ky është një problem edhe i trashëguar disi nga qeveritë e mëparshme?

Ridvan Bode: Problemi i trafiqeve dhe kthimi i Shqipërisë në një vend të trafiqeve drejt Perëndimit është bërë masiv gjatë periudhës së vitit ’97-’98. Sigurisht që rrjedhje ka pasur edhe gjatë kohës që ka qënë Partia Demokratike. Por në kohën e Partisë Demokratike siç dihet publikisht dhe tashmë pa mohuar nga askush 100 e ca skafe janë lidhur në brigjet e Vlorës dhe janë ruajtur vetëm nga një polic me një shkop. Kurse sot për 5 skafe merret peng Shefi i Komisariatit apo Drejtori Rajonal i Policisë, sot kërcënohen deri pushtetarët më të lartë dhe Shqipëria demonstroi me aktin më të fundit që është një vend pa shtet, një vend që nuk qeveriset, një vend ku qeverisin grupet e banditëve, të skafistëve, të mafiozëve. Ky është realiteti. Nëqoftëse vërtetë ka pasur trafiqe në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, ka pasur një vullnet për të ndaluar ato dhe fakti që unë përmenda sekuestrimin e të gjithë skafeve që bënin trafiqe, përbën të dhënën më të dukshme dhe më të ndjeshme./tvklan.al






Të ngjashme