Ridvan Bode përballë shtypit (2009)


Ridvan Bode përballë shtypit (2009)

Autori: Blendi Fevziu

23:23 16/02/2009

Opinion-Vijon prej pesë javësh tashmë seria e emisioneve titulluar “Ministrat përballë shtypit” në studion e “Opinion”  në Tv Klan.

Protagonisti i kësaj mbrëmje që është përballur me panelin e gazetarëve ka qenë ministri i Financave Ridvan Bode. Kjo ministri ka qenë në qendër të mediave shqiptare për shkak të rëndësisë që ka si ministri.

Intervista është fokusuar tek puna e ministrisë që ai drejton dhe gazetarët me të cilët u përball ishin Robert Rakipllari, Mentor Nazarko, Sonila Meço, Ornela Liperi.

“Kriza ekonomike botërore nisi nga sistemi financiar, i cili u trondit vitin e kaluar. Kjo krizë nuk mund të mos importohej si krizë ekonomike në vendet e zhvilluara. Ne nuk ishim të sofistikuar në tregjet financiare dhe bankat nuk kanë luajtur rol për të nxitur konsumin. Eksportet tona lidhen me vendet e tjera. Mineralet patën një rritje vitin e fundit, por për shkak të krizës është ulur. Çmimet do të ulen derisa të barazohen me kostot, në momentin që kjo ndodh ndërmarrjet kapitullojnë dhe lindin problemet e papunësisë. Dobësimi i lekut nga 2-3% çon në ekuilibrim tregun e brendshëm prodhues”, tha Bode./tvklan.al

Të ftuar: Ridvan Bode, Robert Rakipllari, Mentor Nazarko, Sonila Meco, Ornela Liperi.






Të ngjashme