Rifitimi patentës do të bëhet “online”


Rifitimi patentës do të bëhet “online”

17:40 27/09/2017 https://youtu.be/L-_Kqd2sxTI

Reforma për shkurtimin e dokumenteve që zyrat e shtetit u kërkojnë qytetarëve, në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë do të fillojë nga patentat.

Vërtetimin që ke leje drejtimi dhe autorizimi për ta rifituar atë, tashmë do të bëhet online përmes portalit e-albania. Deri tani, qytetarët që kishin patentën të bllokuar për shkak të pikëve, skadimit të afatit apo në rastet kur i humbiste, duhet të merrnin vërtetimin në zyrat e drejtorisë së shërbimit të transportit rrugor në Kashar.

Autorizimi për rifitimin e lejes së drejtimit dhe vërtetimi për lejen e drejtimit, të cilat janë shërbime me pagesë do të kryhen nga qytetari online. Pra, përmes portalit e-Albania, çdo qytetar që ka nevojë për këto dokumente mund ta bëjë pagesën online dhe gjithashtu merr vërtetimin online

.”

Vendimi i miratuar në mbledhjen e qeverisë, duke nisur nga java që vjen, ndalon të gjitha institucionet shtetërore tu kërkojë vërtetim qytetarëve mbi gjendjen e automjetit, nëse është apo jo aktiv./Tv Klan






Të ngjashme