Rifiton veshin pas aksidentit tragjik


Rifiton veshin pas aksidentit tragjik

11:10 10/11/2016

Një kirurgji plastike në Kinë është realizuar me sukses duke bërë të mundur transplantin e një veshi artificial në krahun e një pacienti.

Pacienti, i identifikuar vetëm me mbiemrin e tij Ji, i është nënshtruar ndërhyrjeve të shumta kirurgjikale për të rregulluar fytyrën pas një aksidenti tragjik që kishte pësuar rreth një vit më parë. Nga ky aksident ai kishte humbur veshin e tij të djathtë.

3A33FB2700000578-3919682-image-m-3_1478696601337

Doktor Guo Shuzhong nga një spital në Xi’an, province Shaanxi të Kinës përdori kërce nga brinjët e tij për të ndërtuar një vesh të ri.

Pas kësaj pritet që për tre, katër muaj ai ta transplantojë organin në kokën e pacientit.

 

“Kam humbur një vesh. Gjithmonë  jam ndjerë sikur nuk jam i plotë,”

kishte deklaruar Ji.

Duke marrë këshilla të shumta mjekësore Ji e kuptoi se ishte e pamundur për ta rivendosur veshin përmes procedurave konvencionale mjekësore.

3A32E80F00000578-3919682-image-a-2_1478691521899

Me të dëgjuar disa rekomandime, Ji shkoi për të takuar mjekun Guo Shuzhong, i cili punon në spitalin e Universitetit Xi'an Jiaotong në qytetin e Xi'an.

Doctor Guo, një kirurg i njohur plastik kishte realizuar transplantin e parë në Kinë në vitin 2006. Pas kontrollit që Gou i bëri pacientit Ji, vendosi që të kryejë një procedurë me tre hapa kirurgjikalë.  

Në hapin e parë mjeku Gou dhe ekipi i tij i implementuan nën parakrahun e djathtë një pjesë lëkure. Në hapin e dytë ata morën kërce nga brinjët e Ji për të ndërtuar formën e veshit të ri, para 'mbjelljes' së organit në parakrahun e djathtë të pacientit.

3A32E50800000578-3919682-image-a-1_1478691283099

Në hapin e tretë që është ende në proces, mjekët janë të vendosur që ta lëvizin veshin e rritur plotësisht në parakrahun e tij dhe ta implementojnë atë në kokën e pacientit.

Sipas mjekut Guo, pjesa më e vështirë e procedurës është hapi i dytë i cili ishte aplikuar tek Ji dhe u konsiderua një sukses.

Transplantimi i veshit pritet të zhvillohet në tre deri në katër muaj, kur organi artificial është rritur plotësisht.

Ji i tha një gazetari se humbja e veshit të djathtë  kishte sjellë shqetësim dhe se ai dëshironte që të kishte një jetë normale pas operacionit./tvklan.al





Të ngjashme