Riformato nuk u regjistrua në TIMS


Riformato nuk u regjistrua në TIMS

15:37 14/05/2014 riformatoXhorxho Riformato nuk figuron i rregjistruar në sistemin TIMS. Ky është konstatimi që kanë bërë sot prokurorë të Krimeve të Rënda të cilët po hetojnë mënyrën se si Riromato ka hyrë në territorin shqiptarë.

Sipas burimeve zyrtare nga grupi hetimor, mësohet se Riformato nuk është rregjistruar në asnjë pikë të kalimit kufitar madje as edhe në Rinas.

Ndryshe u deklarua nga policia e shtetit ditën e rrëzimit të avionit të tij personal në plazhin e Divjakës, kur u tha se Riformato ishte nisur në fluturim me lejen e autoriteve.

Por hetimet kanë futur në një spirale edhe zyrtarët e ALB Kontroll të cilët kanë pretenduar se në bazë të një marrëveshje ndërkombëtare e Cikagos, për të cilën jepet vetëm data 7 dhjetor 44, në territorin e republikës nuk regjistrohet asnjë pilot i huaj i cili hyn dhe del në fluturim.

Ne kërkuam të dimë më shumë në lidhje me këtë marrëveshje ndërkombëtare. Në të vërtet ekzizton kjo marrëveshje, që nëenkupton konceptin juridik të shkeljes së hapsirëa ajërore dhe për të cilën prokurorët thanë se ka disa kritere të cilat përcaktojnë kategroritë e veçanta, si psh pilotët e kompanive ajërore të cilët punojnë në një shtet të caktuar.

Por në rastin e pilot Giorgo Riformato rezulton se ai nuk figuron iregjistruar as në tokë e as në qiell.

Vetëm policia tha se Riforamto përpara arresitimit kishte ditë që kishte hyrë në Shqipëri, madje shkoi më tej duke deklaruar dhe emrat e hoteleve dhe restoranteve që ai kishte frekuentuar.

Prokurorët thanë se janë përqendruar në zbardhjen e kësaj enigme për të konkluduar nëse Riformato është person i rastësishëm në këtë ngjarje apo ai ka hyrë edhe herë të tjera në territorin shqiptar pa u vënë re dhe pa u diktuar nga askush.

Tv Klan

 

 

 





Të ngjashme