Rihanna i shpëton sulmit terrorist në Francë
Këngëtarja Rihanna ka anuluar koncertin e saj në Nice, në prag të sulmit të sulmit terrorist.
Koncerti i saj ishte planifikuar të mbahej sot në qytetin jugor të Francës, si pjesë e turneut të saj “Anti World Tour”. 28-vjeçarja ka qenë e pranishme gjatë festës kombëtare të Francës, ndërsa sipas Daily Mail ajo i ka shpëtuar mrekullisht sulmit dhe se është shëndoshë e mirë. Bashkë me koncertin e këngëtares u anulua edhe festivali i Jazz-it, që do të mbahej në ditët në vazhdim.“Për shkak të ngjarjeve tragjike në Nice koncerti i parashikuar të mbahet në 15 Korrik në Allianz Stadium nuk do të mbahet, siç ishte parashikuar. Mendimet tona janë me familjet dhe viktimat e tyre”,
ka shkruar këngëtarja në Instagram./tvklan.al