13:42 27/12/2013Pas festës së Krishtlindjeve me familjen, krijuesja e hitit “Diamond” Rihanna, u fotografua rrugëve të Barbaros teksa ishte nisur për një ditë në plazh. Ndërsa dukej në formë mjaft të mirë, ajo që binte në sy ishte veshja e saj. Rihanna kishte zgjedhur një kostum ngjyrë bojëqielli të stilit të viteve 40’, të cilin e kishte kombinuar me askesorë të shumtë, syze ngjyrë bojëqielli dhe një xhaketë të gjerë Denim. Stili i zgjedhur prej këngëtares, të kujtonte ikonat e modës të quajtura ndryshe pin-up, të paktën nga pjesa e poshtme e kostumit, pasi pjesën tjetër të veshjes, Rihanna e kishte sajuar sipas shijes së saj personale.