Rihapet ambasada amerikane në Jemen
Pas dy ditësh Shtetet e Bashkuara ka rihapur mëngjesin e sotëm ambasadën në Jemen. Mbyllja erdhi pas kërcënimeve për sulme të organizatës terroriste Al Kaeda.
Ndërkohë Britania e Madhe dhe Franca vazhdojnë t’i mbajnë të mbyllura ambasadat e tyre.
Lidhur me çështjet e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit, Presidenti Barak Obama mbledh sot këshilltarët e tij.
Nga ana tjetër Organizata e Kombeve të Bashkuara aprovoi propozimin e Kryeministrit britanik Gordon Braun për mbajtjen e një konference mbi Jemenin më 28 Janar në Londër.
Tv Klan