Rihapet çështja e atentatit ndaj Lulzim Berishës


Rihapet çështja e atentatit ndaj Lulzim Berishës

12:05 13/09/2018

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot të rishikojë dënimin me 20 vite burg ndaj shtetasit Ahmet Ajeti nga Kosova.

Ai u ekstradua me 20 Korrik pasi ishte shpallur në kërkim si një nga autorët e atentatit të dështuar ndaj Lulzim Berishës, në vitin 2005.

Vetë Ajeti s’ka pranuar te flasë me prokurorët për atentatin, por ka kërkuar rishikimin e dënimit të dhënë në mungesë.

Me këtë vendim rihapet çështja e atentatit ndaj Lulzim Berishës, i njohur si kreu i bandës së Durrësit.

Tv Klan






Të ngjashme