Rihapet pika kufitare e Hanit të Hotit (2 Dhjetor 2000)


Rihapet pika kufitare e Hanit të Hotit (2 Dhjetor 2000)

11:17 02/12/2000

Qeveria jugosllave ka vendosur sot në mëngjes të hapë pikën kufitare të Hanit të Hotit. Qeveria firmosi hapjen e së njëjtës pikë kufitare të Malit të Zi në shkurt pas një pengese të autoriteteve federale në regjimin e Presidentit Millosheviç i cili e mbajti të mbyllur pikën kufitare që pas trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Pika kufitare ka qenë një burim konfliktesh mes Policisë së Malit të Zi dhe ushtrisë jugosllave të vendosur në këtë republikë.

Beogradi ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë pas fillimit të fushatës së sulmeve ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë në fund të marsit 1999 për t’i dhënë fund konfliktit të Kosovës duke u shprehur se Shqipëria kishte ndihmuar sulmin e aleancës në territorin e tij. Autoritetet e reja informatore të Jugosllavisë thanë se ata dëshirojnë të rivendosin marrëdhëniet me fqinjët e tyre, përfshirë këtu dhe Shqipërinë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme