Rihapet skena e Teatrit Kombëtar (05 Janar 1999)
Skena e Teatrit Kombëtar do të rinisë të marrë jetë javën që vjen. Pas festave, pas 7 muajve pausë, kanë nisur të shfaqen aktorët e parë pranë derës. Pas replikave të vjetshme mes aktorëve dhe Ministrisë së Kulturës, kjo e fundit ka çelur dritën jeshile për rihapjen e siparit të skenës së Teatrit Kombëtar.
Edhe më shumë para për skenën kombëtare këtë vit. Sipas drejtorit të Teatrit z. Sulejman Dibra, këtë vit Ministria e Kulturës e ka rritur 10 % fondin për artistët e këtij Teatri, të cilëve në sezonet e mëparshme iu është akorduar mbi rreth 200 milionë lekë.
E para shfaqje e këtij sezoni është komedia e Ilir Bezhanit. Edhe pse drejtoria e teatrit ka marrë përgjigje pozitive nga Ministria, rifillimi i sezonit me vonesë është sepse sipas njerëzve që shuajnë zjarrin, teatri nuk duhet që të fillojë punë pasi selia e Artit Kombëtar është thuajse e pambrojtur nga gjuhët e tyre. Sipas drejtorit Dibra është etja e madhe e artistëve për të rifilluar punë, sesa për të vlerësuar paralajmërimin e zjarrfikësve të ndërtesës./tvklan.al
Gazetar : Aldon Lipe