Riina nuk do të ketë një ceremoni mortore


Riina nuk do të ketë një ceremoni mortore

14:10 18/11/2017

Vdekja e Salvatore Riinës ka ngjallur reagimin e mbarë Italisë, për vetë atë që përfaqësonte bosi famëkeq i mafias siçiliane.

Autoritetet vendas zhvilluan këtë të shtunë autopsinë e trupit të tij, për t’ia dorëzuar më pas familjarëve.

Toto Riina do të varroset në vendlindjen e tij, në Corleone, aty ku nisi edhe e përpjeta deri në majë të mafias italiane, duke lënë rrugëve disa qindra të vdekur, shumë prej tyre përfaqësues të shtetit, prokurorë e gjykatës.

Qytetarët e Corleones shprehen indiferentë për vdekjen e Riinës.

"Do të vendosin një tjetër në vend të tij, gjithmonë në dakortësi me politikanët. Sipas meje nuk ndryshon asgjë",

thotë një qytetar

.

"Nuk duhet të kënaqemi për vdekjen e askujt, por është diçka që s’më intereson",

shprehet një tjetër

.

Arqipeskvia e Siçilisë dhe kuestura e Palermos lajmëruan se nuk do të ketë një ceremoni fetare për përcjelljen e Toto Riinës, por autoritetet i druhen faktit se varri i kryemafiozit mund të kthehet në vend pelegrinazhi, pasi rreth figurës së tij është ngritur një mit.

Pas vdekjes së bosit të Cosa Nostra-s reagoi edhe magjistriati i antimafias dhe ish - kreu i Senatit Italian, Pietro Grasso.

“Arrestimi i tij ishte shpëtim për mua, pasi pas vdekjes së Falcones dhe Borselinos, rradhën e kisha unë”,

tha Grasso për të përditshmen la Stampa.

Salvatore Riina ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare të premten në spitalin e Parmës. Ai vuante nga disa sëmundje të rënda. Ai u arrestua në vitin 1993, pas më shumë se dy dekadash në arrati.

Ndaj Toto Riinës rëndonin 26 dënime me burim të përjetshëm për mbi 150 vrasje.

Tv Klan





Të ngjashme