Rikonstruksioni i Gjykatës së Gjirokastrës (12 Shtator 1999)
400 mijë dollarë për të rikonstruktuar Gjykatën e Rrethit të Gjirokastrës. Ky rikonstruktim do të përfshijë dhoma të veçanta civile, kolegje penale dhe një rregullsi më shumë në hartimin e një grafiku gjykimi të cilat do të bëjnë të mundur disiplinimin e punës, shkurtimin e afatit të gjykimit dhe përpunimit të dosjeve duke minimizuar sorollatjen e njerëzve që kërkojnë përgjigje nga këto zyra.
Duke u rritur niveli i kushteve të punës lind e drejta për të kërkuar edhe më shumë cilësi në këtë Gjykatë. Numri i gjykimeve penale e civile në krahasim me vitin e mëparshëm ka ardhur në rritje po kështu edhe cilësia e gjykimit. Janë të pakta rastet e prishjes së gjykimit nga ajo e shkallës më të lartë. Vetëm gjyqtarët janë ata që mbeten ende të pambrojtur./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti