Rikonstruksioni i Kalasë së Tepelenës


Rikonstruksioni i Kalasë së Tepelenës

15:48 05/02/2021

Ndërhyrje në fasada dhe infrastrukturë

Veç rrugëve dhe mureve të Kalasë së Tepelenës, javën e ardhshme nis dhe projekti për ndërhyrjen në fasadat dhe çatitë e të gjitha shtëpive që ndodhen brenda Kalasë së Ali Pashës. Një pjesë e madhe e këtyre banesave që janë ndërtuar ndër vite pa leje, Kryeministri premton se do të legalizohen, por do t’i nënshtrohen rehabilitimit.

Por brenda mureve të Kalasë nuk është ndërtuar vetëm për strehim.

Veç investimeve në qytet në Tepelenë po ndërhyhet dhe në rrugën e Salarisë dhe ku kanë ngelur vetëm 14 km e fundit që të lidhet kjo zonë me fshatin turistik të Nivicës.

Kujdesi i tepruar i Kryebashkiakut të Tepelenës për të prezantuar sa më mirë punët që po bën bashkia në këtë zonë, nuk e shpëton nga batutat ironizuese të Kryeministrit.

Ndalesa e radhës për Kryeministrin ishte Nivica, aty ku vizitoi një bujtinë të re, të ndërtuar me fondet mbështetesë të Agjencisë për Zhvillim Buqësor dhe Rural.

Rama pa nga afër edhe kantieret e dy akseve Tepelene – Lekdush dhe Gusman – Kuç, që në përfundim do të lidhin Labërinë e Sipërme me bregun e Himarës.

Tv Klan






Të ngjashme