Rikonstruksioni i TKOB – (21 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
35 vjet të tëra që kjo sallë e TOB nuk ka parë asnjë rregullim. Që prej dy javësh një fond i lëshuar nga Ministria e Kulturës prej 200 milion lekë të vjetra është vënë në dispozicion të tij rikonstruksioni total i Teatrit të Operas dhe Baletit. Kështu është bërë përmirësimi i pjesshëm i impianteve të fonisë, është aktivizuar sistemi ekzistues i ndriçimit në sallë dhe në skenë, i cili ishte i amortizur prej 30 vjetësh.
Të 860 vendet të cilat kanë këtë pamje do të ndryshohen. Megjithëse fondi i dhënë nga Ministria e Kulturës ishte tepër i vogël, me në menaxhim të sforcuar në këtë rikonstruksion janë përfshirë holli i TOB, tualetet e publikut si dhe një pjesë e garderobës.
Brenda parametrave modern, inagurimi i kësaj salle do të bëhet me rastin e Festivalit Internacional Operistik Marie Kraja. Ky fond përbën fazën e parë për restaurimin e këtij institucioni, ndërsa në fazën e dytë do të restaurohen ambjentet e brendshme, studiot, zyrat si edhe fasada e Operas./tvklan.al