Rikonstruktimi i institucioneve – (15 Shtator 1999)


Rikonstruktimi i institucioneve – (15 Shtator 1999)

19:54 15/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Rindërtimi i Shqipërisë nis nga rindërtimi i saj. Mjaft qytete të cilat shkatërruan edhe atë pak investim që kishin nuk e kanë rimar ende veten. Ndërsa ato instiucione që na përfaqësojnë nëpër botë kanë filluar të rimarin veten si nga amortizimi por dhe nga keqtrajtimi i dy viteve më parë.

Kryeministria pas djegjeve, shkatërrimeve dhe plumbave në fasadë rikonstruktohet tërësisht. Duke nisur nga jashtë për një paraqitje të mirë dhe më pas do të ndërtohet brenda. Po ashtu edhe godina e PS, mbase duke marrë shembull nga Ministria e Kulturës e cila e ka nisur më parë këtë rikonstruktim dhe po ashtu e ka përfunduar.

Më pas qëndron Ministria e Arsimit e cila e ka nisur rikonstruktimin me pjesë që nga Dhjetori i vitit të kaluar. Kjo ministri nuk ka ndjerë dorën e rikonstruktimeve që nga viti 1961. Tashmë ajo i bashkangjitet standarteve europiane./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme