Rikonstruktohen shkollat në Tepelenë (7 Nëntor 1999)


Rikonstruktohen shkollat në Tepelenë (7 Nëntor 1999)

11:38 07/11/1999

Banka Botërore dhe Banka Shqiptare kanë akorduar 22 milionë lekë të reja për rikonstruksionin e sistemit arsimor të qytetit të Tepelenës. Ky fond i konsiderueshëm monetar është përdorur për rehabilitimin e dy shkollave në fshatin Turan dhe të një kopështi në qytet. Është bërë i mundur rikonstruksioni i tyre fizik por dje pajisja me mjete të reja shkollore për një mbarëvajtje më të mirë të procesit mësimor dhe edukativ për fëmijët e Tepelenës.

Kushtet bashkëkohore të mësimdhënies janë një domosdosmëri e kohës për të rritur edukatën qytetare dhe për të nxjerrë nga bankat e shkollës sa më shumë njerëz të aftë individualisht. Fondi prej 22 milion lekësh është pjesa e parë e një projekti më të gjërë rehabilitues për sistemin arsimor në Tepelenë i cili funksionon me problemet dhe shqetësimet e veta.

Ndërsa rrugët e qytetit të Ballshit janë tepër të amortizuara dhe askush nuk interesohet për rehabilitimin e tyre, aq më tepër kur këtu kalon dhe rruga nacionale e cila është një nga akset më të përdorshme nëpër lëvrimin e mallrave dhe njerëzve krysisht me Greqinë.

Gjendja e rrugëve është mëse evidente por strukturat përkatëse të Pushtetit Lokal nuk kanë bërë ç’është e mundur për të ndryshuar situatën. Edhe instancat qëndrore të pushtetit deri tani janë treguar të mefshta për të ndërhyrë. Qytetarët e Ballshit dhe drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë rrugë presin një përmirësim të gjendjes por kjo pritje duket se do të jetë e gjatë./tvklan.al






Të ngjashme