Rikonstruktohet blloku i banimit te Brryli
Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e bllokut të banimit në afërsi të zonës së Brrylit, pjesë e njësisë nr 3. Kryebashkiaku Veliaj teksa pa nga afër ndryshimet në zonë, premtoi se deri në fund të vitit do të ndërhyhet në 50 blloqe banimi.
Me rëndësi sipas kryebashkiakut është mirëmbajtja e këtij investimi.
“Ky është një kontribut vetëm i Bashkisë së Tiranës, çka do të thotë që ku ka vullnet, ka një rrugëzgjidhje. Tani është në dorën tonë që t’i mirëmbajmë,të denoncojmë kur dikush dëm tontrotuaret, çan asfaltin, kur dikush fillon e ngul kangjella apo saldon shufra hekuri për të na krijuar mur edhe barriera me njëri – tjetrin”,
thaVeliaj.
Ai premtoi që edhe në këtë zonë do të ketë një kënd lojrash për fëmijët.
Tv Klan