Rikonstruktohet Ministria e Arsimit (07 Nëntor 1998)
Ministria e Arsimit e cila vazhdonte funksionin e saj në një godinë të vjetër, më në fund do të rikonstruktohet. Ndërtesa e cila ka qënë ndër më të vjetrat në kryeqytet, kishte kohë që nuk riparohej. Rreziku i rënies së suvasë së vjetër bënë të mundur që ministria të zhvendosej diku tjetër dhe të fillonte restaurimi. Kjo ministri po restaurohet në kuadrin e projektit “Tirana 2000”. Krahas Ministrisë së Arsimit, do të riparohen dhe shkolla dhe institucione të tjera arsimore.
Pamje Ministria e Arsimit duke u rregulluar./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj