Rikonstruktohet Ministria e Informacionit (26 Shkurt 1999)
Ministria e Informacionit hap dyert e saj për gazetarët. Kryeministri Majko ka inaguruar ambjentet e qendrës nga ku Qeveria Shqiptare do të komunikojë me median dhe publikun. Në takimet me punonjësit e kësaj Ministrie, Kryeministri Majko kërkoi botimin e vendimeve të Qeverisë në Fletore Zyrtare në mënyrë që me to të njihen investitorët vendas dhe ata të huaj.
Rikonstruksioni i ambienteve të Ministrisë së Informacionit i ka kushtuar buxhetit të shtetit 11 milionë lekë. Në zyrat e reja janë instaluar kompjutera, printera, telefona duke siguruar lidhjen me internetin. Ministri i Informacionit Musa Ulqini i ka dorëzuar Kryeministrit buletinin e parë të Qeverisë të botuar nga kjo Ministri./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame