Rikonstruktohet shkolla “24 Maji” në Vlorë


Rikonstruktohet shkolla “24 Maji” në Vlorë

18:00 03/09/2020

Rama: Vendimi për hapjen e shkollave ishte i vështirë

E rikonstruktuar dhe në përgatitje për fillimin e mësimit në vitin e ri shkollor, shkolla 9-vjeçare “24 Maji” në qytetin e Vlorës u vizitua nga Kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se vendimi për hapjen e shkollave ishte i vështirë, ndaj edhe kërkoi angazhimin e stafit mësimor për zbatimin e masave të përcaktuara në ruajtje të shëndetit të tyre.

Na është dashur që  ta marrim këtë vendim shumë vështirë për rifillimin e shkollave. Fëmijët vetë mund të jenë më pak të rrezikuar, por janë transportues. E marrin e sjellin në shtëpi. Por nga ana tjetër kostoja psikologjike e mos hapjes së shkollave dhe mbajtjes së fëmijëve nëpër shtëpia përsëri është shumë e madhe dhe pasojat që mund të lërë kjo ndarje shumë e gjatë me shkollën, janë realisht shumë të mëdha. Në këtë zgjedhje rolin e posaçëm e keni ju për të qenë sa më strikt. Çështja është të jetë strikt dhe të jesh i duruar sepse nuk bëhet kjo me britma, me rreshtore, me imponim, por duhet edhe me shpjegim”.

Në axhendën e tij, Rama kishte edhe inspektimet e punimeve në Lungomare, për të cilat tha se pritet të mbarojnë në Pranverën e vitit 2021.

“Nëse nuk kemi problem me procedurat, brenda Pranverës përfundon. Nga ana teknike përfundohet”.

Projekti i Lungomare 2 parashikon një plazh të ri natyral përgjatë bregut të detit, dy pishina publike, parkim si dhe tunele dhe nënkalime për daljen në rrugë.

Tv Klan






Të ngjashme