Rikthehen bllokimet e emigrantëve në Kapshticë
Plotësohet kuota ditore për kalimin e vetëm 300 personave
Edhe pse kanë arritur në Kapshticë gjatë mëngjesit të kësaj tê shtune, mbi 60 emigrantë nuk kanë mundur të kalojnë në Greqi, duke mbetur të bllokuar në doganën shqiptare.
Kuota prej 300 personash që lejohen çdo ditë të hyjnë në Greqi është plotësuar prej orës 9 të mëngjesit, çfarë solli mbylljen e kufirit nga autoritetet e vendit fqinj.
Shumica e emigrantëve janë në limitet e fundit të afatit të testit të Covid dhe kthimi pas do të thotë ritestim dhe kosto të shtuara financiare.
Emigrantët thonë se nuk do largohen nga dogana, duke kërkuar zgjidhjen e situatës nga autoritetet e dy vendeve.
Disa nga emigrantët kanë shfaqur edhe problem shëndetësore, prandaj në Kapshticë ka shkuar edhe 1 ambulancë. Për të kaluar kufirin ata duhet të presin mëngjesin e së dielës.
Tv Klan