Rikthehen flokët me xixa
Edhe këtë fundvit ka dalë në modë një trend i ri për flokët. Festat kanë shumë shkëlqim dhe ai nuk mund tu mungonte flokëve të vajzave.
Nuk ka rëndësi ngjyra e flokëve tuaj, e rëndësishme është tu shtoni atyre xixa. Diva e muzikës Beyonce përdor shpesh xixa dhe duket mjaft tërheqëse. Paraqitja e saj ka bërë që shumë vajza ta ndjekin si model. Xixat në flokë janë përdorur fillimisht në vitet 1990 dhe sërish po kthehen për ti ndryshuar flokët e për tu përshtatur me atmosferën festive. Stilistët thonë se kjo është një mënyrë se si vajzat të shndrijnë si një diamante, e të duken si princesha. Burimi: Klan Plus