Rikthehen në Itali, dëbohen dy të rinj shqiptar me precedent penal
Një 25 vjeçar shqiptar i cili ishte dëbuar në vitin 2014 nga Italia ka rënë përsëri në pranga. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Rajmond Prenga,i akuzuar për sulmin në Sheraton në Qershor të vitit 2013. Sipas zyrës së Emigracionit të policisë në Bolzano ai ishte ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë në fund të vitit 2014.
Pak ditë më parë ai është rikthyer sërish në Itali, ku është bërë edhe arrestimi i menjëhershëm i tij në pritje të ekstradimit.
Gjithashtu ditën e djeshme në gjykatën e Bolzanos është dhënë edhe masa e sigurisë për 23-vjeçarin tjetër shqiptar Armando Shehi, ku është i është ndaluar për 3 vite hyrja në shtetin italian.
Ai është person me precedentë penalë dhe akuzohet për një sërë veprash penale si drogë dhe grabitje./
tvklan.al