Rikthehen protestat në Stamboll


Rikthehen protestat në Stamboll

10:10 23/12/2013 turkey_protest.jpg.size.xxlarge.letterboxSkandali i korrupsionit në Turqi ka nxjerrë në sheshin kryesor të Stambollit, dhjetëra mijëra protestues. Protestuesit anti-qeveritarë u përleshën me forcat e rendit. Ata qëlluan me mjete të forta në drejtim të policisë, të cilët u përpoqën t’i shpërndanin. Protestat nisën pas arrestimit të 24 funksionarëve të administratës turke, mes tyre 3 djem të ministrave të kabinentit qeveritar. Ata akuzohen si të përfshirë në afera korruptive. Si kundërpërgjigje, brenda pak ditëve kryeministri Erdoan ka shkarkuar nga detyra 70 oficerë policie, të cilët i akuzon për shpërdorim detyre me arrestimet e kryera. Sipas Erdgoan, arrestimi i zyrtarëve të administratës është një përpjekje për të njollosur qeverisjen e tij.

 

 





Të ngjashme