Rikthehen shfaqjet artistike në Shkodër – (3 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Shfaqet artistike, duket se janë rikthyer disi në qytetin e harruar të humorit në Shkodër. Trupa e teatrit Migjeni, ka interpretuar komedinë e Albër Brahushaj, “Ishulli i Shitpenit”, me regji të Fatbardh Smajës. Krahas autorëve të njohur Bep Shiroka, Frederik Fistani, protagonist të shfaqes ishin edhe Arben Spahia dhe Merita Smaja. Nën një skenografi të realizuar nga Agron Mesi, Komedia u mirëprit mjaft mirë nga publiku shkodran.
Ndërsa për disa ditë me radhë, në sallën e teatrit Migjeni, këngëtarja Artjola Toska dha një koncert me këngë popullore. Gjatë këtij koncerti interpretoi edhe këngëtari i njohur i muzikës së lehtë Ervin Bushati. Ndërkohë që në qytetin e humorit të Shkodrës, estrada profesioniste është duke përgatitur një shfaqe të re, të cilën do ta ngjisë në skenë shumë shpejt./tvklan.al