Rikthehen vrasjet në Tropojë (14 Tetor 1999)
Vrasje e dyfishtë në qëndër të Tropojës. Janë kthyer sërish vrasjet dhe atentatet në qytetin problematik verior. 39 vjeçari Jonuz Hyka ish Drejtori i Policisë së Kukësit dhe prej dy muajsh shef i personelit të repartit të Briskut në Tiranë si dhe 48 vjeçari Musni Çoka nga Shosha i Tropojës, kanë rënë mbrëmë viktima të një atentati.
Hyka dhe Çoka po hynin në shtëpinë e të parit kur janë qëlluar në oborr nga persona të panjohur të cilët po kërkohen ende nga policia. Vetëm dy muaj më parë kur Jonuz Hyka drejtonte Policinë e Kukësit i vritet i vëllai në qendër të Tropojës tek agjensia e udhëtarëve. Pas vrasjes së të vëllait që ende vazhdon të mbetet enigmë, Hyka trasferohet në Tiranë në detyrën e shefit të personelit të Briskut për tiu larguar dhe zonës së rrezikut për të. Por nuk i ka shpëtuar dot vdekjes të cilën e gjeti pas dy muajsh dhe vetë.
Bashkë me viktimën ra rastësisht dhe një mik i Hysës i cili e shoqëronte atë gjatë momentit të atentatit. Edhe pas dërgimit të specialeve në Tropojë dhe pas disa aksioneve, rikthimi i rendit e qetësisë duket ende një aksion i rrezikshëm dhe i vështirë për shkak të hesapeve të vjetra e të reja të lindura mes banorëve të Bajram Currit./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj