Rikthehen vrasjet në Tropojë, vritet oficeri i policisë – (26 Shkurt 2001)


Rikthehen vrasjet në Tropojë, vritet oficeri i policisë – (26 Shkurt 2001)

16:27 26/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Rikthehen vrasjet në qytetin e Tropojës. Mbrëmë është ekzekutuar me armë zjarri në sheshin kryesor të Bajram Currit Arben Kuliçi, oficer i policisë së qarkullimit rrugor të komisariatit të Tropojës. Sipas ATSH-së, vrasja mendohet të jetë kryer për motive hakmarrje.

Autori i atentatit i identifikuar nga policia është 40 vjeçari Murat Vukaj, banor i këtij qyteti. Vukaj ka qëlluar mbi policin me një pistoletë TT dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja. Burime të policisë thanë, se vrasësi ishte hakmarrë, pasi viktima i kishte bllokuar automjetin e një të afërmi të tij./tvklan.al






Të ngjashme