Rikthehet “Johnny English”/ Seria e re do të shfaqet në muajin Shtator


Rikthehet “Johnny English”/ Seria e re do të shfaqet në muajin Shtator

21:38 06/04/2018

Johnny English është rikthyer. Sërish në aksion Rowan Atkinson do të jetë në rolin e agjentit sekret. Shtatori pritet të jetë muaji i publikimit të serisë së tretë të këtij filmi të preferuar nga  të gjithë brezat.

Këtë herë aventura e re e filmit aksion-komedi fillon kur pas një sulmi kibernetik, zbulohet identiteti i të gjithë agjentëve sekretë në Britani të Madhe.

Dhe pikërisht English mbetet shpresa e fundit e shërbimeve sekrete, për të vazhduar misionet e tyre.  

Agjenti prej kohësh ishte në pension, por duhet të kthehet në këtë mision të rëndësishëm për të zbuluar hakerin që ka bërë sulmin.  Por ai nuk është mësuar me teknologjinë dhe kjo e bën të përballet me shumë sfida të reja, që shkaktojnë shumë të qeshura. Dy seritë e mëparshme kanë qenë shumë të sukseshmë e kështu pritet të jetë dhe ky produksion i ri.

Tv Klan






Të ngjashme