Rikthehet moda e kominosheve
Në sezonin midis dimrit dhe pranverës, të gjesh një veshje të thjeshtë, por njëkohësisht të bukur dhe me stil duket si një mision i pamundur. Në modë prej kohësh dhe një nga tendencat më të bukura të sezonit, janë kominoshet që konsiderohen si versioni më i mirë i kostumeve.
Padyshim kjo është zgjidhja perfekte për këtë sezon. Zgjidheni atë në ngjyrat e tokës dhe në material kadife.
Më pas, duke e kombinuar me një rrip në bel dhe kambale në pjesën e poshtme e keni bërë pamjen tuaj më të bukur. Gjithashtu kominoshet mund të kombinohen me këpucë me takë të lartë duke krijuar kështu efektin “wow”.
Klan Plus