Rikthehet në Tokë pas 6 muajsh, rezulton me sukses misioni i astronautit anglez
Astronauti anglez, Tim Peake është rikthyer në Tokë, pas një qëndrimi historik 6 mujor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Tim Peake, së bashku me dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit, pasi janë shkëputur nga kapsula “Soyuz”, kanë mbërritur me parashutë në Kazakistan, sot rreth orës 10:15.
Astronauti e quajti udhëtimin “pas në kohë” si udhëtimi më i mirë në të cilin ai ka qenë ndonjëherë, duke shtuar : ”Aroma e Tokës është kaq e fortë”. Tim Peake është astronauti i parë i cili ka udhëtuar në hapësirë me flamurin e Mbretërisë Angleze, që nga udhëtimi i parë britanik nga Helen Sherman në vitin 1991. I pyetur se si ndihet pas zbritjes, Peake ka thënë :” Ndihem me të vërtë shumë i gëzuar që ndodhem përsëri në Tokë dhe pres padurim të takoj familjen. Do të duhen disa muaj që unë të rimarr veten dhe të ndjehem mirë”. Mësohet se anija kozmike pati ulje relativisht të vështirë për shkak të shpejtësisë së erës në Kazakistan. Në vitin 2009, Peake është përzgjedhur nga një grup prej 8 mijë aplikuesish për tu bashkuar më Agjensinë e “Hapësirës Europiane”, mbi programin e trajnimit të astronautëve. Ndërkohë, Drejtori i Agjensisë David Parker ka thënë : “ Ai ka bërë një punë të mrekullueshme dhe ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë”./tvklan.al