Rikthehet “telenovela” Barça – Neymar
Ofrohet Griezmann dhe 60 mln Euro
Edhe pse klubi po zien si brenda edhe jashtë, tek Barcelona përqëndrimi në merkato nuk është ulur. Teksa bëhet fjalë për ndryshime radikale, raportimet më të fundit nga Spanja tregojnë se Barcelona është e gatshme të ofrojë Antoine Griezmann për Neymar Junior.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se veç francezit, katalanasit do të shtojnë edhe 60 milionë Euro për të mbyllur marrëveshjen me PSG. Nga ana tjetër, kjo mund të jetë një lëvizje e drejtuesve të klubit për të zhvendosur vëmendjen e tifozerisë nga kriza që shpërtheu pas eliminimit të bujshëm nga Champions League.
Ata e shohin ende Neymar si një investim i mirë edhe pse braziliani është shumë i shtrenjtë. Ai është një nga lojtarët më të mirë të momentit dhe i vetmi që shihet si zëvendësues i Messit dhe kontributit që argjentinasi ka dhënë deri tani për Barcelonën.
Gjithashtu, emri i Neymar tërheq vëmendje edhe finaciarisht jashtë fushave të futbollit. Dhe në një moment të tillë pas pandemisë, është një plus shumë i madh.
Griezmann është i sakrifikueshëm pasi nuk ka patur performancë të mirë në Camp Nou. Dikush e sheh edhe si dështimi i dytë më i madh i Barcelonës pas Phelippe Coutinho.
Kështu që lëvizjen në reformën e premtuar duhet të jenë perfekte për të përballuar objektivat për trofe që ka Barcelona.
Tv Klan