Rikthehet “Tirana Art Fest”
Të rinjtë e gjimnazeve kanë nisur përgatitjet për tu bëre pjesë e “Tirana Art Fest”, e cila organizohet për të dytin vit radhazi nga Bashkia e Tiranës.
Muzikë, kërcim dhe multimedial janë tre disiplinat në të cilat të rinjtë do të provojnë talentin e tyre.
Audicionet e para kanë nisur në tre gjimnazet “Ismail Qemali”, “Partizani” dhe “Sami Frashëri” ku i pranishëm ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
“Secili ka një talent.Nuk vlen ajo alibia që do merremi me kërcim, me art e do lëmë prapa mësimet. Sepse një njeri që bën 10 gjera bën dhe 11. Mos u dekurajoni.”
Filmimet janë përcjellë për median nga zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës. Sipas tyre përfshirja e të rinjve në rrugën artistike, pritet që të ketë një impakt pozitiv në fuqizimin e luftës ndaj bullizmit, alkoolit drogës, duhanit, dhunës si dhe fenomeneve të tjera negative./ TV KLAN